Sport

Sport

Ajaxi me një lojtar më pak eliminon Schalken

Publikuar më 21 Prill 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ajaxi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, duke e eliminuar Schalken edhe me një lojtar më pak në fushë.

Ekipi holandez siguroi kualifikimin në gjysmëfinale vetëm pas vazhdimeve, pasi që rezultati i kohës së rregullt ishte 2 me 0, rezultat me të cilin fitoi në Holandë, transmeton Koha.net.

Goretzka e Burgstaller shënuan për Schalken në minutat 53 dhe 56.

Ajaxi ia vështirësoi vetes punën kur Veltman u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 80.

Përkundër epërsisë numerike në fushë Schalke nuk arriti të shënojë edhe golin e tretë në kohën e rregullt, duke lejuar që të shkohet në vazhdime.

Në vazhdime gjermanët arritën të shënojnë golin e tretë përmes Caligiurit, që realizoi në minutën e 101, por kjo nuk ishte e mjaftueshme, pasi Ajaxi u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar dy herë në vazhdim të ndeshjes.

Ishte goli i minutës së 111 nga Viergever që shoi shpresën e Shalkes për kualifikim, kurse Younes shënoi edhe njëherë për 3 me 2 në minutën e 120.

Ajaxi shkon në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm prej 4-3.