Sport

Sport

Dortmund gjen zëvendësimin e Aubameyangit

Publikuar më 15 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pierre Emerick Aubameyang pritet të largohet nga Borussia Dortmund të fund të stinorit.

Por verdhezinjtë nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë gjetur zëvendësimin për sulmuesin gabonez.

Është talenti i madh turk, Enes Unal që shihet si zëvendësimi adekuat për afrikanin.

Sipas medieve gjermane, Dortmund ka filluar bisedimet me Cityn për një transferim të Unal në Bundesliga.

20-vjeçari ka qenë i huazuar në Holandë tek Twente ku ka shkëlqyer me 17 gola të shënuar dhe katër asistime.

Dortmund është e gatshme të paguaj rreth 20 milionë euro për transferimin e turkut në elitën e futbollit gjerman.

Kujtojmë që Unal ka një kontratë valide me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2019.