Sport

Sport

Interesimi i klubeve angleze, Bonucci: Po mendoj për tripletën, jo për të ardhmen

Publikuar më 15 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, i ka komentuar spekulimet që e lidhin me Manchester Cityn dhe Chelsean.

Dy klubet angleze janë të interesuara për shërbimet e qendërmbrojtësit italian, prandaj gazetarët e kanë pyetur për të ardhmen e tij.

"Unë kam një kontratë afatgjate me Juventusin, jemi të përqendruar te tre titujt. Ky moment është shumë i rëndësishëm dhe shumë i bukur, prandaj nuk mund të mendoj për të ardhmen".

"E dimë se kemi nevojë për Juven e vërtetë për të fituar gjithçka", ka deklaruar Bonucci.

Juventusit i nevojitet një fitore në Serie A për t'u shpallur kampion, ndërsa të mërkurën luan në finale të Kupës së Italisë (ndaj Lazios) dhe më 3 qershor në finale të Ligës së Kampionëve (kundër Real Madridit).