Sport

Sport

Zidane: Nuk duhet të nënvlerësojmë Malagan

Publikuar më 18 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidane, ka folur pas fitores ndaj Celta Vigos.

Tekniku francez ka thënë se Malaga nuk duhet nënvlerësuar pasi ata luajnë futboll të bukur.

"Kemi edhe një ndeshje, por mund të jetë më e vështira. Sonte ishte një fitore e rëndësishme. Tani përballemi me Malagan".

"Tani do të pushojmë dhe nesër do fillojmë të mendojmë ndeshjen e së dielës. Nuk duhet të nënvlerësojmë Malagan, ata mund të luajnë futboll spektakolar".

"Cristiano fizikisht është fantastik dhe këtë e ka demonstruar. Shënoi, vrapoi shumë në gjithë fushën. Jam i lumtur ta shikoj këtë", ka thënë Zidane.