Sport

Sport

Kreu i LFP: Ronaldo është i pafajshëm

Publikuar më 19 Qershor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka marrë mbështetjen e kreut të Ligës Spanjolle të Futbollit, Javier Tebas. Portugezi është akuzuar për mashtrim me tatime në vlerë prej 14.7 milionë eurosh gjatë periudhës 2011-2014.

Prokuroria e Madridit tashmë ka ngritur padi ndaj 32-vjeçarit, i cili dëshiron të largohet nga Spanja pas këtyre problemeve me ligjin.

"Duke i njohur rrethanat dhe duke e ditur se sa profesionist është, nuk kam dyshim se Cristiano është i pafajshëm".

"Jetojmë në një kohë kur çdo lajm që lidhet me thesarin e shtetit spanjoll duket se ka për qëllim që t'i kapë kriminelët".

"Nga ajo që kam lexuar, jam i bindur se nuk ka kurrfarë krimi", ka deklaruar Tebas për La Sexta.