Sport

Sport

"Baleti në ujë", disiplinë sportive që shkakton dhimbje

Publikuar më 13 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Budapest, 13 korrik (CNN) - Nëse dikush dëshiron që të merret me notin e sinkronizuar, suksesi në këtë sport mund t'i shpaguhet vetëm nëse është në gjendje t'i bëjë shumë detyra njëkohësisht. I përshkruar ndryshe si "baleti në ujë", kërkohen forca dhe fleksibiliteti për të përballuar rutinat që mund të zgjasin deri në pesë minuta dhe duken pothuajse të pamundura në garë. Noti i sinkronizuar është një disiplinë që kërkon të paktën gjashtë orë stërvitje për çdo ditë - pa pushim, shkruan sot koha Ditore.

"Stërvitjet mbahen si në palestër ashtu edhe në ujë", thotë Natalia Tarasova, trajnerja e ekipit të Hungarisë. "Në palestër kalojmë zakonisht nga një orë e gjysmë ku ushtrojmë numërimin, derisa pjesën tjetër e kalojmë në ujë, duke u përshtatur me ritmin muzikor".

Këmbët e fuqishme, koordinimi i syrit dhe puna ekipore, sipas Tarasovas janë çelësi për të pasur sukses në notin e sinkronizuar.