Sport

Sport

Rrëzimet në "Tour de France" nxisin debat te çiklistët

Publikuar më 13 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Perigueux, 13 korrik (AFP) - Richie Porte dhe Geraint Thomas, dy nga çiklistët favoritë, janë të fundit të tërhequr nga "Tour de France", pasi u rrëzuan për t'u bërë "copa" gjatë zbritjeve nëpër terrenet e lagështa e të rrëshqitshme, shkruan sot Koha Ditore.

Të dy pësuan thyerje të klavikulës, ndërsa australiani Porte ka thyer edhe legenin. Edhe tre çiklistë të tjerë u tërhoqën nga "Tour de France" pas rrëzimeve që pësuan, të dielën, në etapën e nëntë, që është më e vështira e kësaj gare. Polaku Rafal Majka edhe pse u rrëzua e përfundoi etapën, por një ditë më vonë njoftoi se për shkak të lëndimit nuk do të vazhdojë më.

Tërheqjet e shumta shkaku i lëndimeve nga rrëzimet e shpeshta, kanë krijuar një situatë dramatike dhe nxitur debat rreth asaj nëse zbritjet malore të "Tour de France" janë tejmase të rrezikshme.