Sport

Sport

Sot mbyllet marrëveshja për Bonuccin?

Publikuar më 14 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sky Sport Italia kishte raportuar se mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, mund të bëhet lojtar i Milanit të premtën, por Sportmediaset mendon ndryshe.

Sipas Gianluca Di Marzios, i cili u shfaq në një transmetim të Sky Sport, pohon se agjenti i Bonuccit, Alessandro Lucci, ishte krucial për kryerjen e marrëveshjes.

Dëshira e Rossonerëve për të çuar në anën tjetër Mattia De Sciglion mundësoi që ky transferim të shkojë tutje.

Sky shton se negociatat kanë vazhduar gjatë gjithë natës me Luccin që është takuar me Marottan dhe drejtorin Fabio Paratici, para se të komunikonte me Fassonen dhe Massimiliano Mirabellin për të mbyllur marrëveshjen.

Megjithatë, teksa Sky shton se De Sciglio do të jetë i përfshirë në marrëveshjes, Sportmediaset beson se Rossonerët kanë bërë një ofertë të re për 35 milionë euro, që është vetëm 5 milionë më pak se çka kërkon Juve për lojtarin.

Juve thuhet se ka vullnet për të realizuar transferimin pavarësisht termeve financiare.