Sport

Sport

Kjo ishte përgjigja e Buffonit kur u pyet nëse Bonucci mund t'i bashkohej Milanit

Publikuar më 15 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Për shitjen e Leonardo Bonuccit te Milan, është pyetur edhe kapiteni Gianluigi Buffon.

Kështu bën të ditur 'Il Corriere della Sera', që shkruan se zyrtarët e Juventusit para se të aprovonin ofertën e Milanit për mbrojtësin 30 vjeçar, kanë marrë edhe mendimin e të portierit të tyre legjendar.

Është Buffon që sipas kësaj medie ka dhënë pëlqimin për shitjen e Bonuccit te Milani.

Ishte pikërisht Buffon lojtari i parë i Juventusit që i uroj shumë fat Bonuccit te skuadra e re.

Bonucci një ditë më parë kompletoi transferimin më të përfolur të kësaj vere, duke lënë Juventusin për rivalët e Milanit, për 40 milionë euro.