Sport

Sport

Manchester United është i gatshëm të shes portierin spanjoll, David de Gea, por me një kusht?

Publikuar më 16 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Drejtuesit e Manchester Unitedit do të lejojnë largimin e portierit David de Gea drejt kampionëve të Spanjës dhe Evropës, Real Madrid.

Por, ata kanë një kusht që ky transferim të ndodhë.

Ata duan që si pjesë e marrëveshjes të përfshihet edhe mesfushori gjerman, Toni Kroos, shkruan The Mirror.

Vlera e De Geas është 70 milionë euro, por me përfshirjen e Kroos do të behej vetëm shkëmbimi i lojtarëve.

Kjo ofertë nuk pritet të pranohet nga Reali, sepse trajneri Zinedine Zidane e sheh gjermanin si të pazëvendësueshëm në formacionin e parë.