Sport

Sport

PSG kërkon t’ia plotësojë dëshirën Neymarit me Coutinhon partner

Publikuar më 08 Gusht 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Paris Saint-Germain po rivalizon Barcelonën për yllin brazilian të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Sipas gazetës franceze Le Parisien, se pas marrëveshjes së tyre rekord botëror për Neymar, PSG do të financojë edhe një transferim tjetër në pozitat sulmuese përpara se të mbyllet afati kalimtar më 31 gusht.

Kylian Mbappe është shtimi i tyre ideal dhe ai është i hapur për idenë e të luajtir bashkë me Neymarin, por nëse Monaco nuk mund të bindet për të bërë biznes, PSG do t'i kushtojë vëmendje Coutinhos.

Lëvizja e klubit francez për yllin e Liverpoolin mund ta pengojë Barcelonën përsëri, pasi klubi katalanas kërkon që Coutinho të mbushë boshllëkun e lënë nga i larguari Neymar.

Por, para se të ndodhë kjo, PSG do të hidhet në sulm me të gjitha forcat për talentin francez, Mbappe.