Sport

Sport

Granit Xhaka me statistika fantastike kundër Leicester Cityt

Publikuar më 12 Gusht 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Arsenal ka nisur kampanjën e re me fitore në Ligën Premier. Londinezët kanë triumfuar kundër Leicester Cityt me rezultat 4-3, megjithëse dy herë ishin në disavantazh.

Një ndër më meritorët për këtë fitore të Gunners ishte edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka.

Ai ka qenë fantastik duke pasur 96 pasime të sakta, gjashtë harkime, pesë raste të krijuara, katër gjuajtje dhe dy pasime të sakta tek golashënuesit.

Vlen të theksohet se reprezentuesi është vlerësuar edhe me notën 8.3.

Ndryshe, Arsenali në xhiron e ardhshme do të jetë mysafir i Stoke Cityt, ku luan Xherdan Shaqiri.