Sport

Sport

Prapaskena interesante e Bardhit: Ja pse luan për Maqedoninë dhe jo për Shqipërinë

Publikuar më 10 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shprehja popullore thotë "më mirë vonë sesa kurrë", por kur vonesat vazhdojnë pa fund, të detyrojnë që të marrësh vendime.

Dhe, nisur nga kjo, Enis Bardhi nuk do të mund të luajë kurrë me Kombëtaren shqiptare.

Gjithçka për pasojë të vonesave të shumta dhe mungesës së një ftese për të përfaqësuar fanellën kuqezi. Pritja e gjatë e lodhi mesfushorin 22-vjeçar, i cili nuk kishte ndër mend të priste përjetësisht një ftesë nga FSHF-ja për të luajtur me Kombëtaren shqiptare dhe për këtë fakt vendosi të zgjidhte të luante për Maqedoninë, e cila e kërkonte me ngulm.

PRAPASKENAT- Enis Bardhi ka qenë në listën e dëshirave të ish-trajnerit Xhani De Biazi, e cili e kishte në planet e së ardhmes mesfushorin e talentuar. "Panorama Sport" zbulon se mes italianit dhe lojtarit shqiptar ka pasur kontakte të vazhdueshme kohë më parë dhe Bardhi kishte pranuar të luante për Shqipërinë.

Mirëpo, De Biazi i kishte thënë se për momentin nuk kishte shumë mundësi për ta grumbulluar sepse në repartin që luan ai (mesfushë) kishte shumë të tjerë. 22-vjeçari me familjen e tij e pranuan deri diku këtë gjë dhe vendosën të prisnin, por ftesa nuk po vinte kurrë.

Nga ana tjetër, Maqedonia kërkonte me këmbëngulje dhe i gjendur përballë kësaj situate, Bardhi vendosi të luante për Maqedoninë. 22-vjeçari ka lindur në Shkup dhe aktualisht është pjesë e skuadrës së Levantes në kampionatin spanjoll.

Hyka dhe Bardhi

Ai ishte titullar në sfidën mes Maqedonisë dhe Shqipërisë të luajtur në Strumicë, e cila përfundoi barazim dhe Bardhi zhvilloi një ndeshje deri diku pozitive.

Enis Bardhi.

Mund të kishte veshur fanellën kuqezi në ato 90 minuta, por atë e provoi vetëm në fund pasi e ndërroi me Hykën në fundin e ndeshjes. Ndoshta mund të jetë bërë një mësim i mirë për FSHF-në, që të mos i vonojë shumë ftesat, të paktën për lojtarët që i ka në plane.