Sport

Sport

Maradona vazhdon ‘luftën’ në distancë me Icardin, legjenda e krahason me lojtarë të dorës së dytë nga Argjentina

Publikuar më 12 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Diego Maradona dhe Mauro Icardi , ka vazhduar me aktin e tretë të 'sulmit' të legjendës ndaj sulmuesit të Interit.

Pasi e quajti "tradhtar" për ndërhyrjen në lidhjen e Maxi Lopez me Wanda Naran, Maradona kishte thënë se kapiteni i Interit, kurrë nuk mund të jetë një Batistuta.

Ai e ka sulmuar edhe një herë lojtarin. Këtë herë ai e ka përdorur profilin e tij në Instagram.

"Më pëlqen Benedetto (sulmuesi i Boca Juniors), më pëlqen Alario (sulmuesi i Bayer Leverkusen), të dy vlejnë pesë herë më shumë se Icardi", është përgjigjur Maradona në një pyetje të ndjekësve të tij.

Maradona po ashtu doli edhe për Napolin.

"Ekipi po ecën mirë. Mertens është i mahntishëm, më pelqën Koulibaly shumë, edhe Jorginho dhe Allan", ka thënë Maradona.