Sport

Sport

Zidane e pranon që Reali ka mungesë të sulmuesve

Publikuar më 12 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zinedine Zidane ka pranuar për herë të parë që Real Madridi provoi të transferonte një sulmues në fund të afatit kalimtar të verës.

Alvaro Morata dhe Mariano Diaz u larguan në drejtim të Chelseat dhe Lyonit, ndërsa Borja Mayoral u kthye nga Wolfsburgu. Zidane tani ka pranuar se skuadra e tij ka mungesa në fazën e sulmit.

"Duke shikuar skuadrën tonë, mund të themi se po mungon një futbollist në pozitën e numrit 9", ka thënë ai të martën për gazetarët, para ndeshjes ndaj APOEL-it në Ligën e Kampionëve. "Do të doja ta kisha Moratan, por ai dëshironte të ishte pjesë e ekipit të parë dhe ky ishte vendimi i tij. Tentuam të transferojmë një futbollist tjetër. Vitin e shkuar kishim Moratan e Marianon ndërsa tani kemi vetëm Mayoralin".