Sport

Sport

Montella deklarohet pas humbjes së Milanit

Publikuar më 24 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Vicenzo Montella është deklaruar i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, në humbjen nga Sampdora.

Milan në xhiron e gjashtë të Serie A, është mposhtur 2:0 në udhëtim nga Sampdoria, duke pësuar humbjen e dytë këtë sezon.

Zapata dhe Alvarez, shënuan në fitoren e Sampdorias.

Montella pas ndeshjes para medieve, deklaroi se nuk ishte i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, por kërkon kohë duke aluduar se skuadra ka shumë cilësi, dhe se i nevojitet kohë dhe punë.

"Ne nuk ka pëlqejë performanca jona. Ne nuk ishim të mirë si në vendosmëri ashtu edhe në cilësi", ka deklaruar Montella pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

"Ishim ende në lojë, edhe pse Sampdoria kishte disa raste shënimi në pjesën e parë, por ne nuk patëm qartësi dhe ne duhet ta kuptojmë pse".

"Askush nuk pati performancë të mirë. Jemi ende duke bërë progres. Kemi shumë talent në skuadër, por na nevojitet kohë dhe punë", ka vazhduar trajneri italian.