Sport

Sport

Tallje e madhe me fushën e Bosnjës

Publikuar më 08 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ylli i Belgjikës, Kevin De Bruyneka shfryer ndaj fushës në Sarajevë duke e cilësuar si të papranueshme pasi skuadra e tij shënoi fitore ndaj Bosnje-Hercegovinën në kualifikimet për Kupën e Botës.

Belgjika arriti të fitoj me vështirësi 4-3 ndaj Bosnjës me një gol të vonshëm nga Yannick Carrasco në Stadiumin 'Grbavica' të shtunën mbrëma.

De Bruyne, i cili luajti 90 minuta, goditi me deklarata për gjendjen e terrenit, e cila ishte e 'keqe për të dyja skuadrat.

Lojtari i Man Cityt u ankua në lidhje me fushën pasi frikësohej se do të lëndohej duke thënë se hera e fundit kur ka luajtur në këso lloj terrenesh ishte në moshën 7-vjeçare.

"Isha i shqetësuar që do të lëndohesha", ka thënë fillimisht de Bruyne pas ndeshjes ndaj Bosnjës.

"Kjo ishte e papranueshme. Nuk e kuptoj se si mund të luanim në një fushë të tillë".

"Herën e fundit që luajta në një fushë kaq të keqe ishte kur isha një fëmijë shtatëvjeçar", përfundoi ylli i Cityt.

26-vjeçari nuk ishte i vetmi që u ankua për kushtet e fushës pas ndeshjes, pasi një gjë të tillë e tha edhe trajneri i kombëtares, Roberto Martinez.