Sport

Sport

Buffon: Italia mund ta fitojë Kupën e Botës

Publikuar më 11 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon beson se kombëtarja e Italisë mund ta fitojë Kupën e Botës në Rusi.

Italia është në fazën e play-offit për t'u kualifikuar në Kupën e Botës "Rusia 2018", megjithatë Buffon thotë se në çdo turne mendon që ta fitojë atë, transmeton Koha.net.

"Duhet ta fitojmë atë, shpresoj se do t'ia dalim. A mund të ëndërrojmë për triumfin? Kur përfaqësoni Italinë dhe jeni pjesëmarrës në një garë, s'mund të mos ëndërrosh që mos ta fitosh atë. Asnjëherë nuk kam nisur një turne duke menduar që të mos e fitoj, është njerëzore ta besosh atë", ka thënë Buffon, raporton Football Italia.