Sport

Sport

Wengeri pranon se mund ta shesë Ozilin në janar

Publikuar më 12 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Arsene Wenger ka pranuar se mund ta shesë Mesut Ozilin gjatë janarit nëse ai nuk vazhdon kontratën me Arsenalin.

Wengeri dëshiron që ta mbajë gjermanin në skuadër, por 28-vjeçari ende nuk ka vazhduar kontratën, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Të mërkurën agjenti i Ozilit njoftoi se anësori ka pasur bisedime pozitive për kontratën e re dhe se lojtari dëshiron të mbetet në Premier Ligë, raporton The Sun.

Wenger ka thënë se nëse marrëveshja nuk arrihet para se të hapet afati, ai mund të detyrohet që ta shesë gjermanin.

"Kemi shikuar çdo mundësi, është e mundur që të shesim në janar. Nuk kam caktuar ndonjë afat se kur mund të nënshkruhet kontrata", ka thënë Wenger.