Sport

Sport

Coutinho dhe Firmino të gatshëm për Unitedin

Publikuar më 13 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se dyshja braziliane, Philippe Coutinho dhe Roberto Firmino do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Manchester Unitedit.

Brazilianët u rikthyen në Angli të mërkurën pas paraqitjes me Brazilin ndërsa janë stërvitur të enjten.

Të enjten Coutinho ishte në dyshim nëse do të përfshihej në ndeshjen kundër Unitedit, por Klopp ka thënë se 26-vjeçari kishte kohë të mjaftueshme për përgatitje.

"Ne punojmë me klubet tjera për të sjellë lojtarët latinë në shtëpi. Phil luajti dy ndeshje, Roberto pesë minuta. Patën një fluturim të gjatë, por ishte i rehatshëm. Duhet të jenë në rregull", ka thënë Klopp në konferencë për media.