Sport

Sport

Tuchel apo Luis Erique mund ta pasojnë Conten te Chelsea

Publikuar më 05 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Antonio Contes po i rrezikohet karrigia e trajnerit të Chelseat.

E gjithë kjo pas rezultateve zhgënjyese në fillim sezonin e ri të Ligës Premier.

Sipas "SportBild", situata e italianit në "Stamford Bridge" është delikate dhe po flitet që tani për zëvendësuesin e tij, Thomas Tuchel.

Thomas Tuchel u shkarkua këtë vit nga Borussia Dortmund

Ky i fundit është kandidati kryesor për ta pasuar trajnerin italian, megjithëse, nuk përjashtohet mundësia që të angazhohet edhe ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.

Gjithashtu situatën e rëndon edhe marrëdhëniet jo të mira të Contes me drejtoreshën e përgjithshme të klubit, Marina Granovskaia, e cila është personi që ka besimin e plotë të Presidentit Roman Abramovich.

Luis Enrique u shkarkua këtë vit nga Barcelona

Granovskaia e ka shumë për zemër sulmuesin Diego Costa, me të cilin Conte i kishte prishur marrëdhëniet dhe e ka lënë të largohet për në Atletico Madrid.

Ndryshe, Conte në sezonin e parë që erdhi në krye të shtabit teknik të londinezëve, arriti ta bënte kampion Chelsean.