Sport

Sport

Heshtja e top-golashënuesve të La Ligas

Publikuar më 07 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Lionel Meesi po qëndron i vetëm në krye të listës së golashënuesve në La Liga, pasi ka lënë shumë pas treshen Antoine Griezmann, Luis Suarez e Cristiano Ronaldo, të cilët përfunduan edhe një vikend tejet frustrues.

Ronaldo është mësuar "të garojë" me Messin për çdo vit për çmimin e shënuesit më të mirë në Spanjë, por portugezi këtë edicion ka shënuar vetëm një gol. Suarez, që ishte top-golashënues para dy edicioneve, ka pesë ndeshje rresht në të gjitha garat që nuk ka shënuar gol, shkruan Koha Ditore.

Ndërsa Griezmann që vitin e shkuar doli i treti në garën për "Topin e artë" ka realizuar dy gola në kampionatin spanjoll, kur kanë kaluar 11 xhiro.

"Shterpësia e tre sulmuesve më efikas në vitet e fundit në La Liga, Ronaldo, Griezmann edhe Suarez është shqetësuese. Nëse vazhdojnë me këtë ritëm, Messi do të jetë i qetë si golashënuesi më i mirë në La Liga këtë edicion", ka shkruar e përditshmja spanjolle "Mundo Deportivo"..