Sport

Sport

Evra: Pirlo, njeriu me duar në vend të këmbëve

Publikuar më 08 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Patrice Evra e ka përshkruar Andrea Pirlon si lojtarin e vetëm "me duar në vend të këmbëve". Mjeshtri italian i mesfushës u pensionua nga futbolli dhe lojtarë të shumtë e kanë nderuar karrierën e tij.

Natyrisht se nuk ka munguar edhe reagimi i ish-bashkëlojtarit të tij te Juventusi.

Evra ka luajtur me Pirlon te Juventusi (Getty Images)

Mbrojtësi francez i ka kushtuar një postim në Instagram të shoqëruar me një fotografi të përbashkët të tyre.

"Mjeshtër", e ka nisur me shkronja të mëdha postimin e tij 36-vjeçari.

 

"Ti je lojtari i vetëm me të cilin kam luajtur e që ka pasur duar në vend të këmbëve. Një fenomen i vërtetë", ka shkruar Evra.