Sport

Sport

Ramos: Dera është e hapur për Neymarin

Publikuar më 09 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka deklaruar se ai është i hapur për një transferim të Neymarit nga Paris Saint - Germain.

Neymar ju bashkua klubit francez për një marrëveshje rekord prej 222 milionë euro në gusht, por tashmë ka fjalë për një mos interesim të tij.

Sipas disa raportimeve, Neymar është i pakënaqur në PSG nën drejtimin e Emeryt dhe i pyetur për të, kapiteni i Realit, Sergio Ramos, i la dyert e hapura në një prononcim për Cadena Ser.

"Më pëlqen që të kem më të mirën dhe Neymar është një prej tyre".

"Ndoshta është më e lehtë për të që të shkonte te PSG, në vend se të vinte direkt te Reali".

"Ka vendime personale, kurrë nuk i dihet çka mund të ndodhë në futboll sepse mund të ndodhin shumë gjëra".

"Unë tashmë e kam derën e hapur për të nëse dëshiron ët vijë. Unë kam marrëdhënie të mirë me të", deklaroi Ramos.

Neymar ka shënuar shtatë gola në kampionatin francez këtë sezon dhe ka ndihmuar klubin parisien që të ngjitet katër pikë mbi Monacon në krye të tabelës.

Ai po ashtu ka shënuar katër gola në Ligën e Kampionëve duke udhëhequr PSG-në drejt kualifikimit nga faza e grupeve.