Sport

Sport

Real Madridi hedh sytë nga portieri i Bilbaos (Foto)

Publikuar më 11 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kanë mbetur më pak dy muaj para se të hapet afati kalimtar i transferimit të lojtarëve.

Shumë skuadra evropiane do të mundohen të përforcohen duke parë mungesat e theksuara gjatë sezonës vjeshtore në kampionatet e tyre.

Një prej ekipeve që po kalon një periudhë të vështirë është edhe Real Madridi, i cili renditet i treti në kampionatin spanjoll dhe i dyti në Ligën e Kampionëve.

Vlera e kartonit të portierit të kombëtares spanjolle kap shifrat e tetë milionë eurove

Kjo ka shtyrë që skuadra madrilene të mendoj edhe për përforcimet e reja që do të bëjë gjatë dimrit.

Los Blancos po e vëzhgojnë për së afërmi futbollistin e Athletic Bilbaos, portierin Kepa që po kalon nëpër një sezon fantastik.

Portieri 23-vjeçar ndiqet edhe nga Juventusi e Arsenali, por deri më tani nuk ka asnjë gjë konkrete.

Ndryshe, Reali raportohet se do të sjell shumë yje botërore gjatë afatit kalimtar të verës.