Unknown column 'id' in 'where clause'

Sport

Sport

Kosova kërkon fitore për një fillim të ri

Publikuar më 13 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Me disponim të mirë futbollistët e Kosovës e nisën dhe e mbyllën stërvitjen e fundit përgatitore për ndeshjen miqësore kundër Letonisë.

Me të njëjtin disponim shpresojnë të jenë edhe pas ndeshjes që zhvillohet (sot) nga ora 19:30 në stadiumin olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë, shkruan sot "Koha Ditore".

Është miqësorja e parë e Kosovës pas ciklit kualifikues për kampionatin botëror "Rusia 2018", cikël në të cilin dëshpëroi Kosova duke e mbyllur me një barazim dhe nëntë humbje.

Fitorja ndaj Letonisë, sipas trajnerit Muharrem Sahiti, do të kthente vetëbesimin te futbollistët dhe opinioni kosovar...