Sport

Sport

Buffon në lot pas eliminimit

Publikuar më 14 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Gianluigi Buffon ka shpërthyer në lot pas eliminimit të Italisë në "play-offin" për Botëror.

Italia u eliminua nga Suedia pas dy ndeshjeve, duke ia mohuar Buffonit edhe një pjesëmarrje në Kampionat Botëror.

"Nuk di si ta përshkruaj, jam shumë i dëshpëruar. Nuk e meritonim të eliminoheshim, është e pabesueshme kjo që ndodhi", tha mes lotësh Buffon.

Gazetari italian pyeti kapitenin e 'të kaltërve', nëse e kishin nënvlerësuar Suedinë, por kjo u mohua menjëherë nga Buffon.

"Nuk e kishim nënvlerësuar aspak, madje jam i bindur që dhamë maksimumin. Kur vjen në ndeshje të tilla, është shumë e vështirë që të kesh ekuilibrin e duhur fizik dhe psikologjik. Ndoshta nuk arritëm të shprehim më mirë ato që kishim në mendje, por e patëm të vështirë të rikuperonim atë gol rastësor të pësuar në Suedi", u shpreh Buffon.