Sport

Sport

Ndihma e Drogbas për përfundimin e luftës civile

Publikuar më 14 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Të ulur në gjunjë dhe me duart mbi supet e njëri-tjetrit, futbollistët e Përfaqësueses së Bregut të Fildishtë filluan të luten për tifozët dhe bashkëkombësit e tjerë.

Futbollistët sapo kishin shkruar historinë, Bregut të Fildishtë ia kishin siguruar pjesëmarrjen në botërorin e vitit 2006, që do të ishte paraqitja e parë në turneun global pas fitores në Sudan (3:1), shkruan CNN, transmeton "Koha Ditore".

Megjithëse skena në zhveshtore ishte festive, lojtarët kishin në mendje shqetësime të tjera. Gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjes në Sudan, Bregu i Fildishtë ishte në një luftë të përgjakshme civile, që më vonë do të merrte jetët e katër mijë personave dhe një milion të tjerë do t'i zhvendoste.

Kapiteni i ekipit, Cyril Domoraud, ftoi të gjitha mediumet në zhveshtore dhe ia dorëzoi mikrofonin sulmuesit Dider Drogba, yllit dhe idhullit në Bregun e Fildishtë.

"Burra dhe gra të Bregut të Fildishtë. Nga veriu, lindja, qendra dhe perëndimi. Ne dëshmuam sot se të gjithë mund të bashkëjetojnë dhe luajnë së bashku me një synim të përbashkët: kualifikimi në Kampionatin Botëror", tha Drogba me sinqeritetin më të madh...