Sport

Sport

James përjashtohet nga loja për herë të parë në karrierë

Publikuar më 29 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ylli LeBron James është përjashtuar nga ndeshja për herë të parë në karrierën e tij si basketbollist.

James u përjashtua direkt pas reagimit që bëri ndaj gjyqtarit në ndeshjen të cilën e fitoi ekipi i tij, Cleveland Cavaliers ndaj Miami Heat me rezultat 108-97.

Ylli i "Kalorësve" u përjashtua kur kishin mbetur edhe 2 minuta në çerekun e tretë. Ai reagoi ashpër ndaj gjyqtarit Kane Fitzgerald shkaku i një faulli që James pretendonte se ia kishte bërë Hassan Whiteside.

James takimin e përfundoi me 21 pikë, 12 kërcime, gjashtë asistime dhe pesë vjedhje të topave.