Sport

Sport

Atletico Madridi vazhdon tutje në Kupën e Mbretit, eliminon Elchen

Publikuar më 30 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Atletico Madridi ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Elches për të vazhduar aventurën në Kupën e Mbretit.

Klubi nga kryeqyteti spanjoll fitoi ndeshjen e dytë me rezultat prej 3 me 0, përderisa rezultati i përgjithshëm është 4-1, për të kaluar 1/16 e finales së Kupës, raporton Koha.net.

Gimenez hapi serinë e golave në minutën e 30 pas asistimit nga Carrasco. Pas dy minutave Fernando Torres e dyfishoi epërsinë.

Dhe ishte pikërisht ish-sulmuesi i Liverpoolit që shënoi edhe njëherë në këtë takim në minutën e 68.