Sport

Sport

Përballja Joshua-Parker mund të mbahet në Camp Nou

Publikuar më 30 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Organizatori nga Duco Events, David Higgins, ka paralajmëruar se Camp Nou mund të jetë mikpritës i përballjes së peshave të rënda mes Anthony Joshuas dhe Joseph Parker.

Negociatat për një përballje mes kampionit të IBF-së dhe WBA-së, Joshua dhe mbajtësit të titullit WBO, Parker, tashmë kanë filluar dhe dueli pritet të mbahet në pranverën e vitit 2018.

Përfaqësuesi i Joshuas, Eddie Hearn së fundmi ka pohuar se nuk ka ndonjë vendim për përballjen, por Higgins ka paralajmëruar se përballja mund të mbahet edhe në stadiumin e Barcelonës.

"Arsyeja se përse e kam menduar Barcelonën është se anglezët duan të shkojnë në Spanjë. Është fluturim i shkurtë. Stadiumi është i madh. Nuk kanë nevojë për turistë, sepse tashmë kanë shumë të tillë, por mendoj se do të jetë ndeshje jashtë sezonit të turistëve", ka thënë Higgins për Sky Sports.

"Shumë anglezë do të donin të shkonin një javë në Spanjë. Po e them si mundësi, pa mbajtur bisedime me ata [përfaqësuesit e boksierëve dhe klubin spanjoll]".