Sport

Sport

Mascherano e pranon se po mbyllet epoka e tij te Barça

Publikuar më 01 Dhjetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Javier Mascherano ka pranuar se koha e tij te Barcelona po i afrohet fundit dhe se është i vendosur të mësojë nga e kaluara te Liverpooli në mënyrë që të ndahet sa më mirë prej Camp Nout.

Argjentinasi iu bashkua Barcelonës në vitin 2010 nga Liverpooli dhe ka pasur sukses të jashtëzakonshëm te klubi katalonas duke fituar dy herë Ligën e Kampionëve, katër herë titulin e ligës dhe katër herë Kupën e Mbretit.

"Mendoj se koha ime këtu po përfundon. Kuptohet se pas kaq shumë kohësh nuk ka mbetur edhe shumë që mund të jap për këtë klub. Nuk po e them me zemër të thyer. Ishin vitet më të mira të karrierës sime. Nuk do t'i harroj kurrë. Jam një prej njerëzve që mendon se duhet të dini kur është koha e duhur për t'i dhënë fund një faze. Do të doja ta mbyllja kohën time te Barça në kohën e duhur, por kjo nuk varet nga unë", ka thënë 33-vjeçari për ESPN.

Mascherano ishte transferuar si mesfushor defanziv te Barcelona, por u kthye në qendërmbrojtës.