Sport

Sport

Mourinho thumbon Arsenalin, lavdëron De Gean

Publikuar më 03 Dhjetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren e sotme ndaj Arsenalit, 1-3.

Por, ai nuk ka "harruar" të thumbojë edhe Arsenalin pas këtij takimi, transmeton Koha.net.

"Më pëlqen se si luajti dhe luftoi ekipi im. Në një periudhë Arsenali luajti futboll të jashtëzakonshëm sulmues, duke na krijuar vështirësi. Por, duhet të them se lojtarët e mi meritojnë fjalët më të mira të mundshme", ka thënë Mourinho, raporton BBC.

Ai ka komentuar edhe rastin kur Pogba u përjashtua me të kuq, me ç'rast edhe u tall me Arsenalin.

"Për këtë nuk e di (përjashtimin e Pogbas), këtë iu lë juve ta vlerësoni. Gjithashtu edhe situatën e Lukakus me Kscielnyn, dhe lojtarët e Arsenalit në bari. Bari ishte jashtëzakonisht i bukur, dhe mendoj se dëshira e tyre ishte të binin mbi bari", ka thënë portugezi.

Mourinho ka lavdëruar edhe paraqitjen e De Geas, duke thënë se sot ka parë portierin më të mirë në botë.

"I thash atij pas takimit, ajo çfarë pash sot ishte më e mira nga një portier në botë. Është e nevojshme të kemi portierin aty kur ekipi ka nevojë. Të gjitha përpjekjet e lojtarëve ishin të mrekullueshme", është shprehur ai.