Sport

Sport

Avdyli largohet nga Shkëndija

Publikuar më 28 Dhjetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Portieri Ilir Avdyli është larguar nga Shkëndija e Tetovës. Ai nuk arriti të gjejë hapësirë në skuadrën që kryeson kampionatin e Maqedonisë.

Portieri 27-vjeçar te Shkëndija u transferua në verën e këtij viti nga skuadra e Llapit.

"E kemi shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme. Por konfirmimi do të bëhet pas disa ditësh, kur edhe do të njoftojmë për të gjitha ndryshimet. Iliri nuk arriti të zërë vend në klubin tonë dhe prandaj ndamë rrugët", ka thënë një zyrtar i klubit tetovar për gazetën Koha Ditore në kushte anonimiteti.

Vetë Avdyli nuk e ka mohuar e as pohuar ndarjen me Shkëndijen. Ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare.