Sport

Sport

Allardyce gjatë janarit dëshiron tri transferime tek Evertoni

Publikuar më 30 Dhjetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sam Allardyce ka thënë se synon të sjellë tre lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit, për t'i ndihmuar Evertonit në garën për top-tetëshe në Premier Ligë.

Që prej emërimit të Allardyce, Evertoni ka tubuar 15 pikë nga 21 të mundshmet për të siguruar pozitën e nëntë.

Në janar, Allardyce synon mbrojtës krahu dhe një sulmues, por maksimumi për anglezin do të ishin tre lojtarë.

"Nëse ka lojtarë të lirë atëherë tre do të ishte maksimumi. Kjo do të na jepte mundësi që të ngriheshim në pozitë dhe ndoshta të na përmirësonin", ka thënë Allardyce.

"Sikur të siguronim pozitën e tetë apo të nëntë i bie që kemi bërë punë të shkëlqyeshme sivjet, duke e ditur se kemi nisur nga fillimi. Kah fundi i janarit do të dimë ku jemi".