Sport

Sport

Gjiganti italian synon ta transferojë Mario Balotellin

Publikuar më 03 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mediat italiane raportojnë se Napoli është duke e shqyrtuar mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Nice, Mario Balotelli.

Napoli synon që ta rrëmbejë sulmuesin italian si lojtar të lirë në verën e këtij viti, transmeton Express.

Corriere dello Sport raporton se Balotelli është mundësi e mirë për trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, për t'i rritur opsione në sulm.

Mario, 27-vjeçar, është duke e shijuar një kohë shumë të mirë në Francë, pasi ka shënuar 33 gola në vetëm 49 paraqitje që prej se u transferua atje nga Liverpooli vitin e kaluar.