Sport

Sport

PSG-ja distancohet nga Dybala

Publikuar më 09 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Drejtuesit e ekipit Paris Saint-Germain kanë bërë të ditur se nuk e kanë kontaktuar sulmuesin argjentinas Paulo Dybala për ta transferuar në fund të këtij edicioni.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, për mediumet franceze ka thënë se Dybala nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen.

"Ka shumë lojtarë të mirë në Serie A dhe nuk është vetëm Dybala. Nëse do të na interesonte, atëherë do ta kishim kontaktuar Juventusin. Por, Dybala nuk është në planet tona", është shprehur Al-Khelaifi, shkruan Koha Ditore.

Dybala, 24-vjeçar, ka gjasa të mëdha të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni, pasi ekipi italian i ka caktuar çmimin prej 150 milionë eurosh. Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022 dhe këtë edicion ka realizuar 17 gola në 24 paraqitje në të gjitha garat.