Sport

Sport

Gassiev në finale të World Boxing Super Series

Publikuar më 05 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Boksieri rus Murat Gassiev ka siguruar pjesëmarrjen në finale të turneut World Boxing Super Series në kategorinë kruzer.

Gassiev të shtunën në gjysmëfinale në Adler të Rusisë e mposhti kubanin Yunier Dorticos, në përballje për titujt e botës në versionin IBF dhe WBA në kategorinë kruzer, me nokaut teknik në raundin e dymbëdhjetë.

Gassiev 24-vjeçar në finale më 11 maj në Jeddah të Arabisë Saudite do të përballet me ukrainasin Oleksandr Usyk, në meçin e vlefshëm për katër titujt e mëdhenj të boksit profesionist (WBC, WBA, IBF dhe WBO).

Gassiev tash ka bilanc prej 26 fitoreve (19 KO) nga po aq meçe. Ndërsa Usyk ka 14 fitore nga po aq meçe.