Sport

Sport

Reali ia ka ofruar Benzeman në janar Unitedit

Publikuar më 06 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Raportimet se Real Madridi ka dashur të largojë Karim Benzeman edhe gjatë afat kalimtar të janarit.

Sipas Diario Gol, Los Blancos i kanë ofruar Manchester Unitedit të nënshkruajnë me yllin francez.

Sulmuesi tash e disa kohë nuk po kalon në një formë të mirë në Santiago Bernabeu dhe kështu është cak i kritikave të tifozëve, por me shumë mundësi do t'i durojë ato deri në fund të sezonit.

Për Benzeman kishte shprehur interesim edhe Arsenali, por në fund marrëveshja mes palëve nuk është gjetur.

30-vjeçari këtë sezon ka startuar në 13 ndeshje, ndërsa në dy tjera është futur si zëvendësues.

Në 1077 minuta lojë ai ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhuruar katër asistime. Benzema u transferua te Reali në vitin 2009 nga Lyoni për rreth 40 milionë euro.

Real Madridi aktualisht renditet në vendin e katër, ndërsa ndeshjen e ardhshme e ka ndaj Real Socidedadit.