Sport

Sport

Flamuri i Kosovës për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore

Publikuar më 08 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar se Flamuri i Kosovës për herë të parë në histori të saj të Lojërave Olimpike Dimërore është ngritur në Pyeongchang të Koresë Jugore.

Ekipi Olimpik i Kosovës i prirë nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani u prit nga kryetari i Fshatit Olimpik, Yeo Hyeung - Koo, i uroi mirëseardhje Kosovës.

Ceremonia e ngritjes së flamurit në Fshatin Olimpik simbolizon ngritjen e flamurit të Kosovës gjatë kohës sa do të zgjasin Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang. Organizatori ndau dhurata për ekipin tonë olimpik, kurse presidenti Hasani i dhuroi Hyeong Koos "Vrapuesen e Prizrenit" dhe flamurin e Kosovës.

Albin Tahiri është skitari që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018.

28-vjeçari ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik. Ai do të garojë në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik.