Sport

Sport

Silva nuk e di nëse Neymari do të kalojë te Reali

Publikuar më 12 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kapiteni i Paris Saint-Germainit, Thiago Silva, ka deklaruar se nuk e di nëse Neymari do t'i bashkohet Real Madridit gjatë verës, por shpreson që ylli brazilian të mbetet në Francë.

26-vjeçari po shkëlqen në sezonin e parë në Paris duke realizuar 28 gola në 27 paraqitje.

Gjithsesi, Neymari është lidhur me një rikthim në La Ligë, 12 muaj pasi u largua nga Barcelona për 222 milionë euro.

"Nuk e di. Nuk mund të flas për të", ka thënë Silva për "Canal Plus". "E dimë se nganjëherë raportimet në media s'janë të vërteta. Por ka edhe të vërteta. Nuk mund të them asgjë. Shpresoj të qëndrojë, ai ka shumë gjëra për të bërë me ne dhe na ka ndihmuar shumë dhe falë tij dhe punës së përbashkët jemi edhe më të mirë".

PSG është lider në Ligue 1 me 12 pikë më shumë se ndjekësi i parë Monaco.

PSG dhe Reali do të përballen me njëra-tjetrën në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

 

Lajmet e fundit