Kombëtarja “kuqezi” në futboll ka pësuar humbje të thellë 3:0 nga reprezentacioni i Francës në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të grupit “D” për kualifikime në kampionatin evropian të futbollit “Poloni & Ukrainë 2012”.
Francezët kanë treguar dominim të plotë në këtë përballje me Shqipërinë, dhe asnjëherë nuk e kanë vënë në dyshim epilogun e këtij takimi. Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultat 0:2 me golat që kishin shënuar Maluda në minutën e 11 dhe Remy në të 38'.
Në pjesën e dytë francezët shënuan edhe një gol. Zhvillohej minuta 67 kur Reveillere realizoj golin e tretë për skuadrën franceze dhe kështu shënoi rezultatin përfundimtar të takimit 3:0.
Te reprezentacioni i Shqipërisë me kartona të verdhë janë ndëshkuar Cana, Vangjeli, Duro e Lila. (kosovain.eu)
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve
Çekia 0 - 2 Spanja
Azerbajxhani 1 - 4 Austria
Armenia 4 - 1 Maqedonia
Finlanda 1 - 2 Suedia
Letonia 2 - 0 Malta
Turqia 1 - 3 Gjermania
Belgjika 4 - 1 Kazakistani
Sllovakia 0 - 1 Rusia
Irl. Veriore 1 - 2 Estonia
Serbia 1 - 1 Italia
Bosnja 5 - 0 Luksemburgu
Rumania 2 - 2 Bellarusia
Finlanda 1 - 2 Suedia
Holanda 1 - 0 Moldavia
Letonia 2 - 0 Malta
Greqia 2 - 0 Kroacia
Uellsi 2 - 0 Zvicra
Mali i Zi 2 - 2 Anglia
Qipro 1 - 4 Danimarka