Sport

Sport

Brazili i dërgon Neymarit mjekun në Paris

Publikuar më 28 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Federata Braziliane e Futbollit ka dërguar në Paris një mjek special për ta parë nga afër gjendjen e Neymarit.

Mjeku i ekipit brazilian, Rodrigo Lasmar do të monitoroj nga afër situatën dhe gjendjen e sulmuesit të tyre.

Ata janë të interesuar nëse Neymar mund ta marrë vetën para ndeshjeve miqësore të Brazilit kundër Rusisë dhe Gjermanisë.

Neymar u lëndua në fundjavë dhe gjendja e tij nuk është e mirë, ku mjekët kanë rekomanduar të operohet në këmbë, transmeton Indeksonline.

Neymar do të jetë në qendër të vëmendjes në Botërorin e këtij viti, ku po konsiderohet të jetë ylli i këtij kompeticioni.