Sport

Sport

Lewandowski refuzon rinovimin me Bayernin, nis negociatat me Realin

Publikuar më 28 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Robert Lewandowski ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayern Munich dhe ka nisur negociatat me Real Madrid.

Lajmi është bërë i ditur nga "Sky Sport" gjerman, që ka shkruar se sulmuesi polak po negocion me "Los Blancos". Ky vendim i lojtarit duhet të ketë befasuar edhe Chelsea-in, me londinezët që dukej se ishin të vendosur ta marrnin lojtarin në "Stamford Bridge".

Nëse transferimi i Lewandowski te Real Madrid do të realizohet, kjo do të thotë se e ardhmja e Karim Benzema me kampionët në fuqi të Evropës do të jetë në dyshim. Ndërkohë, gjithmonë sipas shtypit gjerman, drejtorit të përgjithshëm të Real-it, Jose Angel Sanchez, i është besuar detyra për ta bindur Lewandowski-n të transferohet në kryeqytetin e Spanjës.