Sport

Sport

Kosova nuk pranon të shkojë në Serbi pa flamur

Publikuar më 01 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Siç pritej, është komplikuar dukshëm situata lidhur me turneun e grupit të pestë të eliminatoreve evropiane për botërorin e hendbollit për lojtaret deri 20 vjet që mbahet këtë vit. Në këtë grup bëjnë pjesë Kosova, Serbia, Norvegjia e Sllovakia.

Sipas shortit, turneu i këtij grupi është caktuar të mbahet në Serbi, ndërsa së fundi Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka njoftuar se ndeshjet duhet të luhen në Kragujevc, shkruan sot Koha Ditore.

Por është një kushtëzim i EHF-së që ka komplikuar situatën. Për shkak të ndjeshmërisë së grupit, përkatësisht për shkak të përballjes së Kosovës me Serbinë, EHF-ja ka vendosur që të gjitha ndeshjet të luhen pa simbole nacionale, pra pa himn e flamur të vendeve pjesëmarrëse.

Një kushtëzim i tillë nuk është pranuar nga Federata e Hendbollit e Kosovës dhe është kundërshtuar edhe nga Federata e Hendbollit e Sllovakisë. Turneu duhet të mbahet pas tri javëve, prej 23 deri më 25 mars, por Kosova do të marrë pjesë vetëm nëse i lejohet paraqitja me flamur e himn.

 

Lajmet e fundit