Sport

Sport

Trajneri i Entellas justifikon Llullakun: Ishte ndeshja e parë si titu

Publikuar më 02 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Vetëm 1 fitore në 6 ndeshjet e fundit në shtëpi për Virtus Entella që nuk po gjen dot "formulën" për të dalë nga kriza.

Trajneri i skuadrës bardhekaltër, Alfredo Aglietti, pas humbjes kundër Cittadellas me rezultatin 1-0 u shpreh, transmeton "VIP Sport": "Gjyqtari nuk na akordoi një penallti neto. Nuk është hera e parë që dëmtohemi nga gjykimi, por çdo gjë ka një limit. Meritojmë respekt!

Llullaku? Ishte ndeshja e tij e parë si titullar dhe nuk është e lehtë. Ka bërë gjëra të mira. Kemi nevojë për të gjithë. Na duhej pak më shumë qetësi.

Gjatë pjesës së dytë kemi luajtur vetëm ne edhe pse kemi gabuar shumë në aspektin teknik. E di se sa shumë po punojnë lojtarët e mi, ndaj më vjen keq që nuk po na vijnë rezultatet e duhura", tha trajneri i Virtus Entella, Alfredo Aglietti.