Sport

Sport

City ofron 100 milionë euro për Isco

Publikuar më 04 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Manchester City e ka shumë seriozisht transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Isco Alarcon. Skuadra angleze, Manchester City është duke përcjellë situatën e mesfushorit Isco, i cili nuk po kalon momente të mira në Real Madrid.

Pavarësisht se është një nga lojtarët që ka luajtur më shumë që prej transferimit në vitin 2013, Isco këtë sezon ka humbur besimin e trajnerit.

Ai nuk është i kënaqur dhe dëshiron të largohet gjatë verës ë ardhshme, për të provuar një aventurë të re. Këtë dëshirë mund t'ia plotësojë Manchester City, pasi ai pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola, shkruan Don Balon.

Për më shumë, City është i gatshëm që të kënaq edhe Real Madridin, duke paguar 100 milionë euro. Për shërbimet e tij intersohen edhe PSG, Manchester United, Arsenal, Liverpool dhe Juventus.