Sport

Sport

Nishevci fiton të artën në Salzburg

Publikuar më 05 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Karateisti kosovar Herolind Nishevci e ka fituar medaljen e artë në garën e Serie A në Salzburg të dielën. Nishevci arriti të ngadhënjejë në një konkurrencë mjaft të fortë dhe në rrugë deri te e arta mposhti edhe kampion bote. Në total fitoi shtatë përballje.

Niveli Serie A vlerësohet si rang i dytë i garave elitare të karatesë, pas turneve Karate 1 Premier League, shkruan sot "Koha Ditore".

Nishevci, që garon në kategorinë mbi 84 kilogramë në luftëra (kumite), në raundin e parë e eliminoi rusin Vasiliy Serebryakov. Lufta kishte përfunduar 1:1, por Nishevcit iu dha fitorja me deklarim. Në përballjen e dytë ai mposhti me shifrat 3:0 japonezin Masaya Ishizuka, ndërsa në të tretën ngadhënjeu 3:1 ndaj danezit Philip Carlsen.

Në përballjen e katërt ngadhënjeu 1:0 ndaj azerbajxhanasit Asiman Gurbanli, ndërsa në të pestën mposhti 2:0 iranianin Jasem Vishkaei. Në përballjen e gjashtë ai pati para vetes serbin Slobodan Biteviq, karateistin që kishte fituar dy të arta në Botërorin e vitit 2010.