Sport

Sport

Higuaini kërkon tripletën me Juventusin

Publikuar më 10 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ylli i Juventusit, Gonzalo Higuain ka thënë se skuadra e tij dëshiron të fitojë tripletën këtë edicion.

"Duam t'i fitojmë të tre kompeticionet në të cilat garojmë", ka thënë Higuain.

Bardhezinjtë po luftojnë me Napolin për titullin kampion në Serinë A, kanë arritur finalen e Kupës së Italisë dhe kaluan në çerekfinalet e Champions League para dy ditësh.

Argjentinasi deklaron se pikërisht fitorja ndaj Tottenham në Londër mund të shënojë nisjen e rrugëtimit drejt Tripletës.

"Duhet të ecim hap pas hapi. Në çerekfinalet e Champions do të jenë të vështira të gjitha skuadrat. Por, edhe ne do të jemi të vështirë për kundërshtarët tanë", tha Higuain për spanjollen "Marca".

"Në Londër treguam shpirt, karakter dhe zemër. Nuk dorëzohemi kurrë dhe kjo është arsyeja që jemi në luftë në tre fronte. Ky është Juventusi", shtoi Higuain.