Sport

Sport

Perez do të zgjedhë njërin nga këta 4 sulmues

Publikuar më 12 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Real Madridi pritet të bëjë ndryshime në fazën e sulmit me të filluar nga sezoni tjetër. Karim Benzema po luan sezonin e tij të fundit me Real Madridin.

Presidenti Florentino Perez, pas konsultës me Zinedine Zidane ka vendosur ta shesë gjatë afatit kalimtar të verës, për të siguruar paratë që do të sillnin në Santiago Bernabeu emër të ri.

Sigurisht kjo lëvizje kushtëzohet edhe nga ecuria e Realit në Ligën e Kampionëve apo një shpërthim i mundshëm i 29-vjeçarit.

Katër janë sulmuesit, për të cilët drejtuesit e Realit do ta zëvendësonin në mënyrën me të mirë të mundshme Benzeman, transmeton KosovaPress.

I pari, për të cilin po diskutohet në vazhdimësi nga mediat, është Harry Kane, edhe pse sulmuesi anglez, sipas "The Sun" ka vendosur të qëndrojë të paktën edhe për një sezon te Tottenhami. Presidenti i klubit londinez, Daniel Levy, e ka përsëritur në disa raste që nuk ka ndërmend të shesë "yjet" e skuadrës së tij. Reali e ka të qartë se çmimi i Kanet është 224.5 milionë euro.

Emri i dytë në listën e Perezit është Mauro Icardi. Argjentinasi i Interit ishte objektiv i "Los Blancos" edhe në afatin e janarit, por operacioni nuk u konkretizua.

I treti është Mohamed Salah. 25-vjeçari egjiptian ka shpërthyer në këtë sezon me Liverpoolin dhe pëlqehet shumë nga Zidane.

I fundit, por jo për nga rëndësia, është Robert Lewandowski. Polaku gjithmonë e ka lënë të hapur mundësinë e transferimit në Madrid dhe tani që marrëdhëniet e tij me drejtuesit e kampionëve të Bundesligës nuk janë më të mirat, në verë mund ta bëjë realitet ëndrrën për të veshur fanellën e bardhë të Realit.